Vagonat e trenit dalin nga shinat dhe bien nga ura në Mynih, një i plagosur rëndë
Vendet me ekonominë më të fuqishme në botë po zhvillojnë një samit në Korenë e Jugut, ku politika valutore po dominon axhendën.
Druhet se takimi i vendeve të grupimit G20 në Seul mund të degradojë në një përleshje verbale mes SHBA dhe Kinës për të ashtuquajturën “lufta e valutave” dhe cakuilibrimin e tregtisë.
Para takimit presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje liderëve të tjerë që të punojnë së bashku për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.
Gjithashtu, ai ka mbrojtur politikën e Shteteve të Bashkuara për injektimin e 600 miliardë dollarëve në ekonominë amerikane.
“Me një mënyrë të kujdesshme dhe të qëndrueshme, ne duam të sigurohemi që po nxisim ritmet e rritjes si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë”, ka pohuar Obama.
Obama ka sqaruar se politika e njoftuar javën e kaluar ka si qëllim gjallërimin e ekonomisë së brishtë amerikane.
Ndërkohë, sot, pak para nisjes së samitit, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar se nuk kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për tregtinë e lirë.
Top Channel