Gazetari i së përditshmes ruse “Kommersant”, i cili u rrah barbarisht javën e kaluar para shtëpisë së tij, ka dalë nga gjendja e komës ku kishte hyrë pas agresionit.
Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila citon drejtorin e spitalit ku ndodhet i shtruar reporteri Oleg Kashin.
“Oleg është përmendur prej 24 orësh, por nuk mund të flasë. Ai është lidhur me aparatin e frymëmarrjes artificiale dhe për rrjedhojë nuk është në gjëndje të marrë frymë vetë”, ka deklaruar mjeku.
Kashin kishte shkruar kryesisht për protestat e opozitës kundër Kremlinit dhe kolegët e tij u shprehur të bindur se pikërisht artikujt e tij kanë qenë motivi i agresionit.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, prokurori i përgjithshëm i Rusisë po merret personalisht me cështjen, zbardhjen e të cilës e ka kërkuar edhe presidenti Medvedev.
Top Channel