Pakistan, një shpërthim trondit Karacin

11/11/2010 17:30

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka tronditur qendërn e qytetit të Karacit, në Pakistan, duke lënë 19 persona të vdekur dhe 130 të plagosur.

Një bombë ka shpërthyer para selisë së Departamentit të Hetimeve Kriminale, duke e kthyer atë nga një ndërtesë në një gërmadhë.

Vendi i ngjarjes nuk është larg nga rezidenca e një ministri të provincës së Sindhit, përballë hotelit “Sheraton”, në jug të qytetit.

Ndërkohë, televizionet lokale kanë transmetuar pamje që tregonin viktimat e gjakosura, që merreshin me barrela nga ekipet mjekësore.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar për agjencitë e huaja të lajmeve se shpërthimi ka shkaktuar një krater 3 metra të gjerë.

Top Channel