Vagonat e trenit dalin nga shinat dhe bien nga ura në Mynih, një i plagosur rëndë
Presidenti Obama falenderoi ushtarët amerikanë të cilët 60 vjet më parë luftuan kundër komunizmit në Gadishullin e Koresë.
Duke folur me rastin e Ditës së Veteranëve në bazën e ushtrisë amerikane të Jongsanit në Korenë e Jugut, presidenti Obama hoqi një paralele krahasuese mes aleatëve të SHBA-së dhe aleatëve të Koresë së Veriut.
“Sot Gadishulli i Koresë është dëshmitar i kontrastit më të madh midis një shoqërie të hapur dhe një të mbyllur, mes një populli që është dinamik dhe që zhvillohet, dhe një qeverie e cila më parë shtyp njerëzit e saj, se sa të pranojë ndryshimin”, tha Obama.
Presidenti amerikan deklaroi edhe njëherë se SHBA do t ëvazhdojë të mbrojë Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut, të cilën Obama e cilësoi një kërcënim real për paqen në rajon.
Top Channel