Koreja e Jugut, përplaset motovedeta me anijen

11/11/2010 11:20

Një motovedetë e Koresë së Jugut është mbytur në brigjet e ishullit të Jeju, pas përplasjes me një anije peshkimi, pikërsisht ndërsa alarmi për sigurinë në këtë vend është në maksimum për hapjen e takimit të G20-s në Seul.

Incidenti, ka bërë të ditur marina e Seulit, ka shkaktuar për momentin një të vdekur dhe dy të humbur.

Chamsuri, një anije prej 150 tonësh, ka qenë në një mision rutinë rreth 5.4 kilometër në veriperëndim të Jeju.

Top Channel