Irak, blloku i Malikit mban kryeministrin

11/11/2010 11:45

Aleanca Kombëtare e kryeministrit në ikje Nouri al Maliki do të mbajë drejtimin e qeverisë së re irakiane, ndërsa kurdët do të kenë parlamentin e vendit.

Këto janë të dhënat e para që arrijnë në Bagdad, ku natën partitë kryesore politike kanë gjetur marrëveshjen për ndarjen e pushteteve kryesore.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kurdistanit irakian, Masoud Barzani, nën drejtimin e të cilit janë kryer bisedimet që më në fund kanë çuar në një rezultat pas 8 muajsh nga zgjedhjet legjislative.

Barzani ka shpjeguar se qeveria e re do të jetë një alenacë kombëtare dhe ka shtuar se ish kryeministri Iyad Allawi, i bllokut sunit Iraqiya, do të drejtojë Këshillin për Politikat Strategjike.

Top Channel