G20, Obama: Progrese me Kinën

11/11/2010 11:10

Kina dhe SHBA-të po bëjnë progrese në diskutimin e problemeve delikate, si hapja e tregjeve kineze dhe vlera e monedhës së Penianit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në fillim të takimit në Seul me kolegun e tij kinez Hu Jintao.

Ky i fundit, nga ana e tij, ka pohuar se Pekini është i gatshëm të punojë me SHBA-të “për të shtuar dialogun, shkëmbimet dhe bashkëpunimin”.

Top Channel