G20, BE apel SHBA-ve dhe Kinës

11/11/2010 10:45

Pak orë nga hapja e G20, BE ka lëshuar një apel Shteteve të Bashkuara dhe Kinës: “Nevojitet një sens i fortë përgjegjësie”.

“Duhet të evitohet një luftë e monedhave dhe çdo formë e proteksionizmit”, është shprehur presidenti i BE-se, Van Rompuy, duke ftuar Kinën të korrigjojë gradualisht nivelin e kursit të këmbimit të juanit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso pret të dëgjojë Obamën për të kuptuar masat e reja të vendosura nga FED-i.

Top Channel