CNN, sulme të stilit Bombei brenda vitit

11/11/2010 14:35

Është ende në fuqi plani i Al Kaedës për sulme të “stilit Bombei” në Europë dhe SHBA, që rrjeti i Osama Bin Laden synon të kryejë brenda vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur për CNN-in inteligjenca perëndimore.

Shërbimet sekrete bën të ditur se plani, që parashikon sulme të shumëfishta në SHBA, Francë dhe Gjermani, u zbulua.

Mes objektivave është Kulla Eiffel, stacioni kryesor në Berlin dhe kulla e televizionit në Alexanderplatz. Sulmet në Bombei në 2008-ën shkaktuan 170 të vdekur.

Top Channel