Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë thirrje për gjetjen e një “zgjidhjeje të shpejtë” për zhbllokimin e bisedimeve për paqen në Lindjen e Mesme.
Apeli i Clinton erdhi para një takimi që ajo do të zhvillojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Nju Jork.
Dy zyrtarët do të takohen pavarësisht përplasjeve mbi planin izraelit për të bërë ndërtime të reja në lindje të Jeruzalemit.
Ndërkohë, në një miting në Ramallah, presidenti palestinez Mahmoud Abbas i kërkoi Izraelit që të zgjedhë mes paqes dhe ndërtimeve.
“Këtë ia kërkoj popullit izraelit. Shpresoj se ata do të na dëgjojnë, sidomos ata që besojnë tek paqja, nëse ka me të vërtetë njerëz të tillë”, ka deklaruar Abbas.
Top Channel