Cameron: Dhuna e studentëve, e papranueshme

11/11/2010 12:55

Kryeministri britanik, David Cameron ka dënuar, duke i cilësuar si të papranueshme, dhunën gjatë manifestimeve të studentëve në Londër kundër rritjes së taksave universitare.

“Kam parë imazhe dhune të papranueshme”, është shprehur ai në Seul, ku po merr pjesë në takimin e G20-ës.

“Duhet të gjejmë mënyrën që sjellje të tilla të mos mbeten pa dënuar”, tha Cameron.

Top Channel