San Salvador, digjen të gjallë 16 të dënuar

10/11/2010 18:55

Të paktën 16 të dënuar kanë vdekur dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të një zjarri që ka shpërthyer në një burg të rinjsh në San Salvador.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në rajonin e Kabanasit dhe shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

Megjithatë, pista më e mundshme është ajo e një revolte të organizuar dhe që zjarri të ketë ardhur si pasojë e djegies së një qarku të shkurtër.

Në departamentin kur ra zjarri ndodheshin 43 të dënuar, të gjithë të rinj që sapo kanë mbushur 18 vjec, por që ishin dënuar kur ishin ende minorenë.

Top Channel