Obama shkurton vizitën në Indonezi

10/11/2010 02:15

Presidenti amerikan Barak Obama shkurtoi me dy orë vizitën e tij zyrtare në Indonezi, nga frika e çrregullimit të qarkullimit ajror në këtë vend si pasojë e hirit vullkanikt të shpërndarë nga vullkani në malin Merapi.

Obama mbërriti në Xhakarta ku u takua me presidentin vendas Susilo Bambang Judhojono.

“Është e mrekullueshme që u riktheva sërish në Indonezi”, nisi konferencën e tij të shypit me homologun vendas, kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Obama ka kaluar katër vite në fëmijërinë e tij në Indonezi që ishte edhe ndalesa e radhës e turit 10 ditor të vizitave zyrtare të kreut të Shtëpisë së Bardhë në Azi.

Top Channel