Indonezi, 190 viktima nga vullkani Merapi

10/11/2010 16:30

Është ngjitur në 191 bilanci i viktimave të shkaktuara nga aktivizimi i vullkanit Merapi, në ishullin indonezian të Xhavës.

Lajmin e bën të ditur shtypi lokal, sipas të cilit disa kompani udhëtimesh kanë anuluar fluturime të shumta për në qytetin e Xhakartës.

Ndërkohë, frika nga hiri i vullkanit ka bërë që presidenti amerikan Barack Obama të shkurtojë qëndrimin e tij në Indonezi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë është nisur disa orë para për në Korenë e Veriut, për të marrë pjesë në samitin e G20, që nis punimet nesër në Seul.

Top Channel