Agca: Vrasjen e Papës e urdhëroi Vatikani

10/11/2010 16:10

Atentati ndaj Papa Gjon Palit të Dytë, i ndodhur 29 vjet më parë në sheshin Shën Pjetër, është urdhëruar nga kardinali Agostino Casaroli, atëherë sekretar i shtetit të Vatikanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë atentatori Ali Agca, në një intervistë për një televizion turk.

“Më dhanë 50 mijë dollarë për ta plagosur, me objektiv rrëzimin e perandorisë sovietike”, ka deklaruar ish-“ujku gri”.

Ali Agca, i cili i qëlloi atit të shenjtë më 13 maj të 81-shit, u lirua janarin e kaluar pas 29 vitesh e dy muajsh burg për vrasjen e një gazetari.

Top Channel