Pirateria, gjyqi i parë pas 100 vjetësh

09/11/2010 12:40

Pesë shtetas somalezë, të akuzuar se kanë hapur zjarr ndaj një anijeje të marinës amerikane në brigjet e Afrikës, do të dalin në gjyqin e parë anti-pirateri që zhvillohet në 100 vitet e fundit.

Të dyshuarit thuhet se e ngatërruan anijen ushtarake “USS Nicholas” për një anije tregtare, teksa ajo lundronte në perëndim të Sejcellesit.

Ata dyshohet se i qëlluan asaj teksa po patrullonte zonën për piratë, por pas kundërpërgjigjes së anijes u detyruan të largohen.

Piratët u kapën më vonë dhe u dërguan në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar. Procesi që do të zhvillohet ndaj tyre është i pari pas rreth një shekulli.

Top Channel