Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është shprehur i shqetësuar për njoftimin e Izraelit për ndërtimin e 1300 ndërtesave të reja në Bregun Perëndimor.
Shqetësimin e tij numri 1 i Kombeve të Bashkuara e ka shprehur në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Është jetike të zhbllokohet situata diplomatike, të rifillojnë negociatat dhe të arrihen rezultate”, ka deklaruar Ki Moon.
Njoftimi i Izraelit mund të cënojë rëndë negociatat për paqen, duke qenë se Palestina ka paralajmëruar braktisjen e tyre nëse rifillojnë ndërtimet.
Ky plan është konsideruar nga mediat ndërkombëtare si një shuplakë që Tel Avivi i jep Perëndimit, në vecanti Shteteve të Bashkuara.
Top Channel