Francë, arrestohen 5 ekstremistë islamikë

09/11/2010 15:25

Policia franceze ka arrestuar 5 esktremistë islamikë të stërvitur në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur burime pranë policisë.

Të pestë kanë përfunduar në pranga në zonën mes Parisit dhe aeroportit “Charles de Gaulle”.

Top Channel