Rusi, rrihet barbarisht gazetari i njohur

06/11/2010 14:40

Një gazetar i njohur rus, i cili punon për të përditshmen “Kommersant”, është rrahur barbarisht jashtë shtëpisë së tij në Moskë.

Agjencitë ruse të lajmeve bëjnë të ditur se Oleg Kashin aktualisht ndodhet në spital në gjëndje kome, ndërkohë që policia e cilëson ngjarjen si një tentativë vrasjeje.

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka deklaruar se, kriminelët duhet të arrestohen dhe të ndëshkohen.

Drejtori i Kashin tha se sulmi ka ardhur si pasojë e artikujve të shkruar nga gazetari, që së fundmi ka trajtuar protestat kundër Kremlinit dhe ato të ekstremistëve.

“Është e qartë se njerëzit që bënë këtë nuk kanë pëlqyer atë që Kashin ka shkruar”, ka deklaruar Mikhail Mikhailin.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, prokurori i përgjithshëm rus po merret personalisht me cështjen.

Top Channel