Merapi, pezullohen disa fluturime

06/11/2010 13:50

Kompania ajrore “Singapore Airlines” ka lajmëruar ndërprerjen e fluturimeve për në Xhakartë në vijim të shpërthimit të vullkanit Merapi.

“Për shkak të hirit që vinte nga vullkani dhe fluturimet në Xhakartë janë përkohësisht të ndërprerë”, ka lajmëruar kompania në faqen e saj online.

Merapi, vullkani më aktiv në Indonezi, ka rifilluar aktivitetin më 26 tetorin e shkuar.

Fenomeni, më i forti i regjistruar ndonjëherë në Indonezi në një shekull, ka shkaktuar deri tani 128 të vdekur.

Top Channel