Pakot bombë, merren përsipër nga Al Kaeda

05/11/2010 21:35

Al Kaeda ka marrë përsipër dërgimin e pakove-bombë të zbuluara në Britaninë e Madhe në Dubai.

Lajmin e ka bërë të ditur qendra amerikane e monitorimit të faqeve integraliste, Site.

Rrjeti i Osama Bin Laden ka deklaruar se ka shkaktuar në shtator shpërthimin e një avioni mallrash në Dubai.

Ngarkesa, që i përkiste UPS, është përplasur në një zonë shkretëtire duke shkaktuar vdekjen e të gjithë anëtarëve të ekuipazhit.

Ende nuk është i qartë numri i viktimave, nga tre në gjashtë persona, sipas burimeve të ndryshme.

Top Channel