Pakistan, rrëzohet avioni, 22 të vdekur

05/11/2010 10:00

Një avion carter është rrëzuar vetëm pak momente pasi është ngritur në ajër nga aeroporti i Karacit, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave që ndodheshin në bord.

Autoritetet përgjegjëse kanë deklaruar për mediat lokale, se dyshohet që shkak i rrëzimit të jetë bërë një problem në njërin prej motorëve.

Sipas burimeve, avioni po transportonte punonjës të një kompanie nafte, që po udhëtonin drejt një fushe nafte në provincën e Sindit.

“Avioni është shkatërruar, trupat e vdekur janë djegur dhe mund të jetë i pamundur identifikimi i tyre”, ka deklaruar koloneli Noor Alam.

Top Channel