Nis vizita 3 ditore e Hu Jintao në Francë

05/11/2010 01:15

Presidenti kinez, Hu Jintao nisi ditën e enjtë një vizitë zyrtare treditore në Francë.

Jintao do të ketë takime të shumta me zyrtarë të lartë francezë, ku me presidentin Sarkozy pritet të diskutohen disa nga çështjet themelore të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga ana e saj Kina ka përjashtuar mundësinë që në këtë vizitë të flitet për çmimin nobel për paqe, Liu Xiaobo, që mbahet në burg që prej vitit 2009.

Qindra persona, aktivistë të të drejtave të njeriut u grumbulluan pranë Kullës Eifel për të protestuar kundër Kinës për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirimin e disidentit Xiaobo.

Top Channel