Kisha, Vatikani: Kujdes nga sektet sekrete

05/11/2010 09:30

Vatikani ka paralajmëruar priftërinjtë katolikë përreth botës që të kenë kujdes nga sektet tradicionale sekrete, që iu luten ëngjëjve që të luftojnë djajtë.

Opus Angelorum, që do të thotë “puna e ëngjëjve”, u themelua nga një grua austriake, Gabriele Bitterlich, që vdiq në vitin 1978.

Ajo tha se kishte identifikuar ëngjëjt dhe djajtë që po luftonin për kontrollin e qënieve njerëzore.

Kisha ka deklaruar se disa anëtarë të këtij sekti po kryejnë disa aktivitete që shqetësojnë komunitetin klerikal.

Bitterlich kishte deklaruan se kishte qenë në kontakt me ëngjëjt dhe se kishte shkruar në një bllok emrat e tyre dhe të djajve.

Sekti në fjalë, i cili operon kryesisht në trevat gjermanfolëse të Evropës, Brazil dhe Indi, deklaron se gratë që kanë kryer aborte janë të zotëruara nga djalli.

Top Channel