Indonezi, Merapi shpërthen sërish

05/11/2010 02:40

Për të tretën herë brenda pak ditësh vullkani në malin Merapi në Indonezi ka shpërthyer duke shkaktuar disa viktima.

Autoritetet vendase njoftojnë për të paktën 16 persona të vdekur dhe mbi 50 të tjerë që janë paraqitur në spital me djegie të gradës së rëndë. Por burime jozyrtare njoftojnë se numri i viktimave i kalon 20 persona.

Që të gjitha viktimat u shkaktuan në një fshat vetëm 16 kilometra larg kraterit të vullkanit, i cili ka shkaktuar brenda një kohe të shkurtër të paktën 60 viktima.

Indonezia po përballet me katastrofa natyrore të njëpasnjëshme, fillimisht me tsunamin e krijuar pas rënies së një tërmetit të fuqishëm fare pranë brigjeve jug-perëndimore të saj, e më pas më shpërthimet e njëpasnjëshme të vullkanit në malin Merapi.

Top Channel