Gazetarët e BBC në grevë dyditore

05/11/2010 12:00

Programet me edicione informative në televizionin dhe radion BBC janë ndërprerë pasi mijëra gazetarë kanë nisur sot një greve 48 orëshe.

Greva po udhëhiqet ngas Unioni Kombetar i Gazetarëve dhe ka të bëjë me mos rënien dakort të propozimeve që BBC ka paraqitur për pensionet.

4,100 punonjës të BBC-s janë antarë të këtij unioni.

Një prej shkaqeve madhore të kësaj greve është shkurtimi me 1,5 miliard paund të fondit të pensioneve nga kjo korporatë mediatike.

“BBC i la punonjësit e saj pa asnjë lloj zgjidhje me të vetmen alternativë grevën. Ne i kosiderojmë propozimet e reja për pencionet si një grabitje e pastër” kështu është shprehur Jeremey Dear sekretar i përgjithshëm i Unionit Kombetar i Gazetarëve .

Programet e ndërprera janë zëvëndësuar me programe të rregistruara ndërsa vëndin e lexuesve të lajmeve në studio e kanë zëvendësuar producentë apo persona nga stafi menaxherjal i BBC-s.

Buletinet qëndrore të lajme në ora 18:00 dhe 22:00 nga 30 minuta janë shkurtuar në 10 minuta.

Grevës i janë bashkuar edhe disa prej gazetarëve të spikatur të korporatës britanike të transmetimeve e cila financohet nga paratë e takspaguesve, të cilët cdo vit paguajne 145 stërlina për  atë që quhet licence televizive.

 

Top Channel