Statusi, Shqipëria ngel në klasë

04/11/2010 19:40

Shqipëria nuk përmbush asnjë nga 3 kriteret e Kopenhagenit. Ky është vlerësimi në 14 faqet e opinionit të Komisionit Europian, të siguruar nga TCH pak ditë para publikimit zyrtar.

Kriteri Politik përmban kritikat më të renda.

“Efikasiteti dhe stabiliteti i institucioneve demokratike nuk eshte arritur mjaftueshem. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojne sic duhet. Si rezultat parlamenti nuk ushtron mbikqyrjen dhe kontrollin efektiv mbi qeverine dhe shqyrtimi i zhvillimeve legjislative eshte i dobet. Dialogu politik eshte konfrontues e jo konstruktiv, jo vetem per shkak te ngercit politik qe prej zgjedhjeve te qershorit 2009”.

Sipas dokumentit konfidencial, kjo gje ka penguar punen parlamentare dhe reformat e nevojshme qe duhet te bazohen ne konsensus dhe qe i duhen vendit ne rrugen per integrim.

Per administraten publike, kritikat jane te njejta me ato te viteve te kaluara

“Ka parregullesi ne zbatimin e legjislacionit. Kuadri ligjor dhe sistemi i sherbimit civil perputhen pergjithesisht me praktikat europiane, por zbatimi i duhur i kuadrit ligjor eshte shqetesues dhe sherbimi publik eshte shume i politizuar. Ka mungesa te transparences ne emerime dhe perkufizohet nga zevendesime te medha te stafit”.

Per zgjedhjet e vitit 2009 perseriten vleresimet e OSBE/ODIHR se ato arriten shumicen e standarteve nderkombetare, duke u cilesuar si nje permiresim ndaj praktikave te se kaluares.

“Gjithsesi, u identifikuan parregullesi dhe nje numer rekomandimesh u dhane per zgjedhjet e ardhshme, perfshire ketu adresimin e politizimit te proceseve si ato te numerimit te votave. Rekomandimet nuk jane perkthyer ende ne nje reforme te kenaqeshme zgjedhore, e nevojshme kjo per zgjedhjet e ardhshme”.

Ne fushen e sundimit te ligjit, Shqiperia vleresohet ta kete perforcuar ate gjate viteve te fundit permes reformave institucionale e legjislative si dhe ne fushat e luftes ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, nepermjet perforcimit te kapaciteteve administrative, vecanerisht te strukturave zbatuese te ligjit.

“Sidoqofte, reformat mbeten te paplotesuara. Ka parregullesi thelbesore persa i perket pavaresise, transparences dhe pergjegjeshmerise se sistemit gjyqesor dhe mungojne gjurmet e provave per nje lufte efikase ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar”.

Megjithe vazhdimin e procesit reformues te gjyqesorit, Komisioni vlereson serish se nje strategji gjithperfshirese dhe e koordinuar mbahet peng nga miratimi i ligjeve kyce ne gjykatat administrative dhe ne organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise.

“Shqetesim serioz mbetet funksionimi i pergjithshem, efikasiteti dhe pavaresia e gjyqesorit. Ka mungese transparence ne emerimin, promovimin, transferimin dhe vleresimin e gjykateseve dhe ka dobesi te konsiderueshme ne sistemin e inspektimit te gjyqesorit. Rastet e mosrespektimit te vendimeve te gjykates kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votes ndaj emerimeve te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte perbejne shqetesim, pasi ato sfidojne parimet thelbesore si pavaresia e gjyqesorit dhe respektimi i shtetit ligjor”.

Per luften ndaj korrupsionit, megjithe perpjekjet e vendit keto vitet e fundit, Komisioni vlereson se ky fenomen eshte mbizoterues ne shume fusha dhe se ai perben serish nje problem vecanerisht serioz.

“Fushat qe perbejne shqetesim te vecante jane ato te korrupsionit ne gjyqesor dhe ne lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit te pronave si dhe rryshfetet e perhapura gjeresisht ne sektorin e shendetesise. Mungesa e transparences ne financimin e partive politike, e cila mundeson influencimin jo te duhur ne politike, eshte nje problem i konsiderueshem. Shqiperia duhet te kompletoje kuadrin ligjor ne luften kunder korrupsionit dhe te adresoje pengesat per hetimin efikas te gjyqetareve, ministrave dhe deputeteve qe lidhen me imunitetin e pakufizuar te ketyre zyrtareve publik. Duhet garantuar zbatimi i plote i strategjise dhe planit te veprimit anti-korrupsion dhe duhen vendosur gjurme solide dhe aktive provash ne hetimin, ndjekjen penale si edhe ne padite perfundimtare dhe denimet ne rastet e korrupsionit te te gjitha niveleve”.

Ne fushen e krimit te organizuar, Komisioni vlereson si gjeresisht adekuate vendosjen e kuadrit ligjor e institucional, per te cilin kontribuan reformat e perforcimit ligjor te autoriteteve, si edhe pajisjen me burimet e duhura te tyre.

“Sidoqofte, zbatimi efikas i legjislacionit te ri dhe profesionalizmi i strukturave dhe sistemeve te reja mbetet per t’u provuar ne praktike. Duhet te garantohen hetime aktive dhe rastet kur ato kane qene te suksesshme duhet te ndiqen me ndeshkime. Aktivitetet e grupeve te krimit te organizuar ne Shqiperi, te cilat kane nje impakt jashte vendit, mbeten nje ceshtje seriozisht shqetesuese. Nevojitet perforcimi i bashkepunimit ne nivel nderkombetar, vecanerisht me fqinjet”.

Te drejtat e njeriut respektohen gjeresisht ne Shqiperi sipas Komisionit.

“Por, shqetesim mbetet kthimi, legalizimi dhe kompensimi i pronave, numri i larte i gjyqeve kunder Shqiperise ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, ndersa shqetesim serioz konsiderohen ende kushtet dhe trajtimi i te ndaluareve ne komisariatet e policise, ne dhomat e paraburgimit e ne burgje, nderkohe qe dhuna ne familje mbetet fenomen i vazhdueshem qe prek familje te shumta dhe qe nuk adresohet ne menyre sistematike”.

Ne kete opinion, Komisioni Europian vlereson si te cunguar lirine e shprehjes ne vend.

“Pavaresia e medias vihet ne rrezik nga mbizoterimi i influencave politike dhe interesave te biznesit”.

Kuadri ligjor kunder diskriminit eshte permiresuar thelbesisht por Romet, personat me aftesi te kufizuara dhe homoseksualet vazhdojne te jene subjekt diskriminimi sipas Komisionit, nderkohe respektohen gjeresisht te drejtat e minoriteteve.

Kriteri i dyte i Kopenhagenit, qe duket ne nje gjendje paksa me te mire, eshte ai ekonomik. Komisioni vlereson se Shqiperia ka arritur nje nivel te mjaftueshem te stabilitetit makroekonomik per t’ju mundesuar operatoreve ekonomike te marrin vendime ne nje klime te parashikueshme. Rritja ekonomike mbi 5% dhe aktiviteti, megjithese i ngadalte, ka mbetur pozitiv per vitin 2009, pavaresisht krizes. Inflacioni vleresohet i ulet. Pjesa me e madhe e tregut dhe cmimeve jane liberalizuar. Aksesi ne treg eshte lehtesuar, sistemi bankar eshte zgjeruar dhe eshte reduktuar ndihma shteterore.

“Sidoqofte, se fundmi eshte permbysur konsolidimi fiskal dhe niveli i larte i borxhit publik mbetet burim per dobesimin e sistemit makro-financiar. Baza e ngushte e eksportit dhe investimi publik kane cuar drejt nje cekuilibrimi te rendesishem e te vazhdueshem te balances buxhetore. Ekzistenca e kontratave informale te punes, qe shtrihen gjeresisht, vazhdon te shtremberoje rende tregun e punes dhe papunesia mbetet e larte, ne nje nivel prej 13.8 % per vitin 2009. Aksesi financiar mbetet nje sfide per nderrmarrjet e vogla. Dobesia e shtetit ligjor demton klimen e biznesit, transferimin e pronesise dhe njohja e te drejtave te pronesise mbetet nje problem serioz. Sistemi arsimor mbetet i paafte per te pajisur krahun e punes me zotesite e duhura per t’ju pershtatur ndryshimeve ne treg. Infrastruktura kerkon investime te metejshme dhe hapa rregullatore e institucionale nevojiten per te garantuar nje furnizim te qendrueshem me energji. Ekonomia informale mbetet sfide e rendesishme”.

Per kriterin e 3-te te Kopenhagenit, i cili permban perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate europian, Komisioni diferencon ne 3 kategori nivelin e perpjekjeve qe duhet te beje Shqiperia ne te gjitha fushat, duke treguar se vendi eshte vite larg te qenit i gatshem per permbushjen e ketij kriteri.

Duke perkufizuar periudhen afatmesme me nje afat 5-vjecar, vleresohet se vendi i ka kapacitetet per perafrimin e legjislacionit ne: taksa, politikat mbi industrine e nderrmarrjet, shkencen dhe kerkimin, edukimin dhe kulturen, doganat, mardheniet me jashte, politikat e jashtme te sigurise dhe mbrojtjes, si dhe ne masat financiare e buxhetore.

Ne kategorine e dyte, perpjekje me te medha do t’i nevojiteshin vendit ne: levizjen e lire te krahut te punes, per te drejten e vendosjes dhe lirine e dhenies se sherbimeve, per levizjen e lire te kapitalit, prokurimet publike, ligjet per kompanite, politiken e konkurrences, sherbimet financiare, energjine, politikat ekonomike e monetare, satistikat, rrjetet trans-europiane dhe mbrojtjen e shendetit te konsumatoreve.

Ndersa ne kategorine e 3-te, perpjekje te konsiderueshme kerkohen ne nje plan 5-vjecar per: levizjen e lire te te mirave, te drejten e autorit, mediat dhe shoqerite e informacionit, zhvillimin rural dhe bujqesor, politikat veterinare, fito-sanitare dhe te sigurise ushqimore, peshkimin, politikat e transportit, ato sociale dhe te punesimit, politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, gjyqesori dhe te drejtat themelore, drejtesi, liri e siguri dhe ne kontrollin financiar.

Vetem fusha e mbrojtjes se ambjentit vleresohet ne vecanti se kerkon perpjekje shume te rendesishme.

Ndersa pjesa me e pritshme e opinionit te Komisionit, ajo e konkluzionit dhe rekomandimit nese vendi meriton statusin kandidat apo celjen e negociatave per antaresim, mbetet e papublikuar, ekskluzivisht ne doren e Komisionit Europian, i cili pritet te vendose ne mbledhjen e paradites se 9 nentorit, duke u bazuar ne pasqyren e mesiperme dhe ne respekt te percaktimit te konkluzioneve te Keshillit Europian te vitit 1993 ne Kopenhagen qe thote:

“Procesi i anetaresimit nis sapo vendi te jete i afte te perballoje detyrimet e anetaresimit duke permbushur kriteret ekonomike dhe politike qe kerkohen”.

Top Channel