Pranga vëllait të ish-ministres franceze

04/11/2010 18:40

Vëllai i ish-ministres franceze të Drejtësisë, Rachida Dati, është arrestuar nga policia belge për zotërim të substancave narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë belge, sipas të cilave Jamal Dati, 38 vjec, u ndalua në kufirin mes Holandës dhe Belgjikës me 30 gramë heroinë dhe 5 gramë marijuanë.

Sipas burimeve, edhe në të kaluarën vëllai i ish-ministres së qeverisë Sarkozy është dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Për të njëjtat akuza vite më parë është dënuar edhe vëllai tjetër i Rachida Dati, Omar.

Top Channel