Obama: Ekonomia, shkak për pakënaqësinë

04/11/2010 12:20

Pas humbjes në zgjedhjet e fundit presidentin amerikan Barack Obama e presin ditë të vështira për shkak se republikanet kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nderkohe presidenti pranon se ekonomia ishte shkaku i pakenaqesise amerikane.

“Rezultati ekonomik tregon zhgënjimin e njerëzve. Marr përgjegjësitë për mungesën e suksesit”, tha Obama.

Sipas tij, njerëzit janë të zhgënjyer sepse ekonomia nuk po rimëkëmbet shpejt, sepse nuk janë krijuar vende të reja pune.

Presidenti theksoi se zgjedhjet treguan se ai duhet të kishte bërë një punë më të mirë.

Obama premtoi se do të gjykohej në të ardhmen si president për rezultatet që do të arrijë dhe se do të punojë fort për të përmbushur objektivat.

Top Channel