Krerët e Kongresit, në Shtëpinë e Bardhë

04/11/2010 17:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar zyrtarisht krerët e republikanëve dhe demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, për më 18 nëntor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave në këtë takim Obama ka ftuar edhe guvernatorët e rinj që dolën nga zgjedhjet e pak ditëve më parë.

“Dy partitë duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Nuk mund t’i kalojmë dy vitet e ardhshme duke u zënë. Duhet të jemi të sigurtë që s’do të harxhojmë paratë e taksapaguesve”, ka deklaruar Obama.

Ditën e djeshme, pasi u konfirmua fitorja, një nga liderët e republikanëve i bëri thirrje presidentit Obama që të ndryshojë kursin politik dhe të tërheqë reformën “monstruoze” të shëndetësisë.

Top Channel