Gjermani, policia operacion kundër radios naziste

04/11/2010 01:50

Policia gjermane arrestoi 21 persona dhe bastisi dhjetra banesa në operacionin masiv të ndërmarrë kundër drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të radios së ekstremistëve të djathtë, “Ëiderstand”, e cila transmeton në të gjithë botën nëpërmjet internetit.

Radio me programet e saj bën thirrje racore duke iu përmbajtur programeve të ekstremistëve të djathtë.

Operacioni u zhvillua në 10 rajonë të Gjermanisë dhe urdhër-arresti për të dyshuarit është lëshuar për nxitje të urrejtjes racore.

Top Channel