Zgjedhjet, republikanët korrin sukses

Partia Republikane në opozitë ka marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve ne zgjedhjet e mes-mandatit te nje dite me pare ne Shtetet e Bashkuara, ndërsa demokratët duket se do të ruajne freret e Senatit.

Republikani John Beiner, pritet të jetë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, pas fitores në shtetin e Ohajos, duke zëvendësuar kështu demokraten Nancy Pellosi. Ai tha se presidenti Obama e mori në telefon për ta uruar për fitoren gjatë një telefonate të shkurtër por të kënaqshme sipas tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është pozicioni më i lartë në kete dhome dhe ndihmon për të përgatitur axhendën legjislative të partisë që përfaqëson dhe ka autoritetin që të drejtojë debatet aty. Me një nivel papunësisë në shifrën 10%, sondazhet treguan se situata ekonomike ka qenë vendimtare per voten e amerikaneve. Marrja e kontrollit nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, paraqet një sfidë serioze për axhendën legjislative të Presidentit Obama.

Përpjekjet për reformën e sistemit të imigraciont dhe energjisë, dy nga synimet e pritshme të presidentit Obama për vitin 2011, mund të jenë në rrezik.Udhëheqësit republikanë kanë premtuar se ata do të përpiqen që të shfuqizojnë dhe reformën për kujdesin shëndetësor.

Top Channel