Zgjedhjet në SHBA, republikanët në epërsi

03/11/2010 01:35

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve për ripërteritjen e dy dhomave të Kongresit amerikan, tregojnë një epërsi të ndjeshme të republikanëve ndaj rivalëve demokratë të presidentit Obama.

Kështu demokratët kanë humbur Kentakin ku është shpallur fitues Rand Paul i cili ka mposhtur rivalin Xhek Konuej. Në Karolinën e Jugut është rizgjedhur senatori republikan DeMint dhe në Nju Hampshajër fitoi republikani Ajote.

Sipas exit poll të CNN pritet fitorja e republikanëve në Ohajo me Portman, Florida me Marko Rubio, në Alabama, Arkansas, Karolinën e Jugut dhe në Xhorxhia.

Për Dhomën e Përfaqësuesve për të patur shumicën republikanëve u nevojiten të paktën 218 mandate, ndërkohë që deri më tani janë shpallur fitues në 14 mandate kundrejt 1 fitoreje të demokratëve.

Sipas exit poll të organizuar nga faqe e internetit Drudgereport, edhe në Ilinois demokratët kanë lëshuar terren duke humbur senatorin e tyre, që mbahej nga Obama para se të zgjidhej president.

Top Channel