Terrorizmi, Obama telefonon presidentin jemenas

03/11/2010 00:15

Pas alarmit të sulmeve terroriste dhe pas ndalimi të dy pakove bombë, një në Dubai dhë një në Britani që synonin SHBA-në, që të dyja me prejardhje nga Jemeni, presidenti amerikan, Barak Obama i ka kërkuar homologut të vendit arab të shtojë sigurinë në vend.

Nëpërmjet një bisede telefonike me presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh, Obama kërkon më shumë përpjekje në luftë ndaj terrorizmit dhe celulave të Al Kaedas në këtë vend, të cilat janë mjaft aktive.

“Të përforcohet siguria kufitare dhe të shtohen përpjekjet në luftën ndaj terrorizmit”, mësohet t’i ketë kërkuar presidenti Obama kolegut të tij jemenas, Abdullah Saleh.

Shtëpia e Bardhë në njoftimin e saj deklaron se presidenti Saleh premtoi hetim të plotë të rastit të pakove bombë si dhe shtim të përpjekjeve në luftën ndaj Al Kaedas në bashkëpunim me vendet perëndimore.

Top Channel