Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Shkencëtarët në Rumani kanë konfirmuar se një trup i zhvarrosur në një varrezë të Bukureshtit i përket ish-diktatorit Nicolae Ceausescu.
Mbetjet trupore u zhvarrosën më herët gjatë vitit bashkë me ato që mendohej se i përkisnin bashkëshortes së Ceausescu-t, Elena, në mënyrë që ADN-ja të konfirmonte identitetet e tyre.
Të afërm të ciftit kishin shprehur dyshime mbi historinë zyrtare se ata ishin varrosur në varrezat Ghencea.
Ceausescu qeverisi Rumaninë nga viti 1965 derisa sa regjimi i tij u përmbys me një revolucion në vitin 1989.
Ai dhe bashkëshortja e tij u gjykuan dhe u ekzekutuan nga një gjykatë ushtarake ditën e Krishtlindjeve të të njëjtit vit.
Top Channel