Pako për Berlusconin merr flakë

03/11/2010 08:25

Kur punojësit e kanë hapur, “pako-bombë” që ishte e destinuar për kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka marrë flakë.

Pako është gjendur në bordin e një avioni që vinte nga Athina dhe që është ulur në Bolonjë.

Policët kanë parë që në hapësirën që i rezervohet marrësit, ishte emri i Silvio Berlusconit dhe menjëherë kanë marrë masat e sigurisë.

Sapo e kanë hapur, pako është mbuluar nga flakët.

Top Channel