Obama humb në Cikago

03/11/2010 13:05

Për presidentin amerikan Barack Obama humbja rëndon më shumë, kur bëhet fjalë për kalimin e fortesës së tij, Cikago, në duart e republikanëve.

Vendi i senatorit të Ilinoisit, që Obama mbante para mandatit presidencial, i takon republikanit Mark Kirk, një ‘hero mashtrues’, sic e përshkruajnë disa media vendase.

Kirk në jetëshkrimin e tij e kishte përcaktuar veten si një ushtar i lavdishëm, i dekoruar si veteran i parë i luftës në Gjirit Persik dhe i plagosur në Irak.

Por në fakt realiteti flet ndryshe, pasi dekorimi nuk ishte personal, por për të gjithë repartin ku ai bënte pjesë. Në luftën e Gjirit ishte rezervist, ndërsa në Irak, emri i tij nuk figuron në listën e të plagosurve.  

Top Channel