Izraeli ndalon dialogun strategjik me UK

03/11/2010 16:55

Izraeli po shtyn “dialogun strategjik” me Britaninë e Madhe mbi cështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite, sipas të cilit lëvizja në fjalë është një protestë ndaj synimeve për të përdorur ligjin britanik për të ndjekur penalisht autoritetet izraelite gjatë vizitave në ishull.

Lajmi vjen në një kohë kur ministri i Jashtëm britanik, William Hague po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Izrael.

Foreign Office ka deklaruar se qeveria britanike ka marrë masa për të frenuar përdorimin e dëmshëm të urdhër-arresteve.

Një urdhër-arrest ishte lëshuar përmes gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar për ish-ministren e Jashtme izraelite Tzipi Livni vitin e kaluar, me kërkesë të Autoritetit Kombëtar Palestinez. Lëvizje që acaroi tej mase Izraelin.

Top Channel