Irak, sulmet me bomba, 63 viktima

03/11/2010 03:10

U ngjit në 63 numri i viktimave të 11 atentateve të njëkohëshëm me autobomba në disa lagje shiite në Bagdad.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Brendshme irakiane e cila shton se numri i të plagosurve është 285, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet po mbajnë të rrethuar kryeqytetin vendas nga frika e sulmeve të tjera. Për disa orë nuk është lejuar asnjë mjet të hyjë apo të dalë nga qyteti. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin në fjalë.

Top Channel