Bulqizë, bllokohet transporti kromit

03/11/2010 11:45

Kompanitë që realizojnë transportin e mineralit të kromit nga minierat e Bulqizës kanë bojkotuar punën në shenjë proteste ndaj kompanisë koncesionare ACR, e cila sipas tyre ka 7 muaj që nuk shlyen detyrimet.

Jane 6 kompani private qe nderprere transportin e mineralit. Ata i jane drejtuar me ane te nje letre kompanise koncensionare si dhe Ministrise se Transporteve dhe Ministrise se Ekonomise, Konfederatës së sindikatave të Shqipërisë, komisariateve të policisë Elbasan dhe Bulqizë, si dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër, ku njoftojnë ndërprerjen e transportit të mineralit.

Në peticionin e nënshkruar nga firmat thuhet se në kontratat e nëshkruara prej tyre dhe firmës konçensionare ACR që aktualisht menaxhon minierën, janë zbatuar me përpikmëri  të 9 nenet dhe 19 pikat e pikat e kësaj kontrate.

“Ne si kompani transporti, thuhet në këtë peticion, kemi zbatuar me përpikmëri, të gjitha detyrimet tona konformë kontratës së nënshkruar. Ndërsa ankohen se nga firma konçensionare nuk është zbatuar në asnjë rast veçanërisht neni 4, pika 1, që ka të bëjë  me marredhëniet financiare.

Top Channel