Vishet si vrasës për filmin, e vret policia

02/11/2010 12:50

Vishet si vrasës për të luajtur në një film por një agjent sigurie e vret pasi e ngatërron për një vrasës të vërtetë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimeve të “Going Somewhere”, një prodhim anglez me regji të Alan Lyddiard, që po xhirohet në Filipine.

Aktori, 32 vjecari filipinas Kirk Abella, kishte vënë një maskë dhe në dorë mbante një pistoletë plastike.

Papritur ai është qëlluar në kurriz nga Eddie Cuizon, një agjent sigurie që nuk ishte në dijeni të xhirimeve dhe që në muajt e fundit ishte grabitur disa herë nga persona të armatosur.

Top Channel