SHBA, hapen qendrat e para të votimit

02/11/2010 15:00

Në Shtetet e Bashkuara janë hapur qendrat e para të votimit në kuadër të zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të sjellin një Dhomë të re Përfaqësuesish dhe ndryshimin e një të tretës të Senatit.

Votimet do të mbyllen pas 14 orësh, kur qendra e fundit të mbyllet në Alaskë, në 00:00 me orën lokale.

Qendrat e para të votimit janë hapur në Bregun Lindor, Konektikat, Indiana, Kentaki, Mein, Nju Jork, Tenesi, Vermont dhe Virxhinia.

Partia Demokratike e presidentit Barack Obama pritet të humbasë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po përpiqet që të ruajë Senatin.

Nga ana tjetër, republikanët shpresojnë që të bëjnë për vete votuesit e pakënaqur nga situata ekonomike.

Në këto zgjedhje garohet për 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, për 37 vende nga 100 të Senatit, për 37 poste guvernatorësh nga 50 gjithësej dhe për legjislaturat e 46 shteteve.

Top Channel