Pakot-bombë, mbledhje urgjente e BE

02/11/2010 14:10

Alarmi për terrorizëm i shkaktuar nga pakot-bombë do të jetë në qendër të diskutimeve në takimin e përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE, që do të mblidhen të premten në Bruksel.

Zyrtarët do të përgatisin terrenin për diskutimin e ministrave të Brendshëm, të cilët do të takohen të hënën e ardhshme.

Ndërkohë, edhe Belgjika ka bllokuar ardhjen e pakove dhe mallrave nga Jemeni, duke ndjekur kështu masat e marra nga Gjermania, Britania, Franca e Holanda.

Por fenomeni i pakove-bombë, përvec se në Jemen, është regjistruar edhe në Greqi, ku ditën e djeshme policia bllokoi katër të tilla.

Ndërsa sot, në ambasadën e Zvicrës në kryeqytetin helen është regjistruar një shpërthim, i cili për fat të mirë s’ka shkaktuar viktima.

Top Channel