Pakot bombë, masa në Britaninë e Madhe

02/11/2010 12:20

Kapja e pakove bomba në avionë ka detyruar Britaninë e Madhe të shtojë masat e kontrollit në linjat ajrore.

Udhëtaret do t’i nënshtrohen kontrolleve më të imëta ndërsa pjese e masave është lista e zeze me personat qe e kane te ndaluar udhetimin me avion per shkak se jane te dyshuar.

Javen e kaluar dy pako-bombe u gjeten ne avione mallrash ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne Dubai. Ato permbanin eksploziv te tipit PETN qe ishte fshehur brenda nje printeri.

Te derguara nga Jemeni permes sherbimeve UPS dhe FedEx ato kishin si destinacion sinagogat ne qytetin e Cikagos ne SHBA.

Hetuesit jane te bindur se dergesa e pare me qellim devijimi dhe dy pakot-bombe te fundjaves jane te lidhura me njera-tjetren.

Top Channel