Pako e dyshimtë pranë zyrës së Merkel

02/11/2010 17:15

Një pako e dyshimtë është gjetur në kancelarinë e Berlinit. Një zëdhënës i qeverisë ka saktësuar se pokoja kishte ardhur nëpërmjet postës pranë zyrës së kancelares Merkel.

“Një pako e dyshimtë është gjetur në zyrën postare të kancelares”, është shprehur zëdhënësi.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që të përmbajë lëndë shpërthyese. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë nuk ka asnjë të dëmtuar”, theksoi ai.

Sipas shtypit vendas, lënda përmbante eksploziv.

Ndërkohë kancelarja gjermane Merkel gjendet në Belgjikë.

Top Channel