Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në ishullin Santa Lucia, në Karaibe, pasi stuhija e fuqishme “Tomas” shkaktoi rrëshqitje masive toke.
Ministri i Turizmit, Allan Chastanet ka deklaruar për mediat lokale se qyteti jugor Soufriere është goditur më shumë dhe se tani ngjan me një zonë lufte.
Ndërsa kryeministri Stephenson King ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në tërë ishullin dhe ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
Ndërkohë, stuhija ka shkatërruar disa ura, duke ndarë kryeqytetin me pjesën tjetër të ishullit.
Aktualisht stuhija “Tomas” është drejtuar për në Haiti, ku rreth 1.3 milionë banorë vazhdojnë të jetojnë në tenda për shkak të tërmetit të janarit.
Top Channel