Japonia tërheq ambasadorin nga Rusia

02/11/2010 08:00

Kryeministri japonez Naoto Kan planifikon të takojë presidentin rus Dmitri Medvedev më vonë gjatë muajit, pavarësisht tensioneve të krijuara për cështjet territoriale.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshito Sengoku ka deklaruar se takimi në samitin e Azisë së Paqësorit do të zhvillohet.

Por Tokioja zyrtar ka paralajmëruar se do të tërheqë përkohësisht ambasadorin japonez nga Rusia, për të dëgjuar shpjegimet mbi cështjen e ishujve Kuril.

Presidenti Medvedev vizitoi një nga katër ishujt e diskutueshëm ditën e hënë, lëvizje të cilën Japonia e cilësoi si “të vajtueshme”.

Autoritetet japoneze thirrën menjëherë për sqarime ambasadorin rus në Tokio, veprim që Moska zyrtare e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Top Channel