HRW, akuza Ban Ki Moon

02/11/2010 09:55

Një grup që lobon për të drejtat e njeriut ka kritikuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon se ka dështuar në ngritjen e cështjeve për të drejtat e njeriut në Kinë.

Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, i bëri thirrje Ki Moon që të shprehë publikisht shqetësimin për burgimin e fituesit të cmimit Nobël për Paqen, Liu Xiaobo.

HRW ka deklaruar se heshtja e zotit Ki Moon ishte shumë shokuese dhe i dërgonte një mesazh të ftohtë aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i OKB-së ka sqaruar se cështja e të drejtave të njeriut nuk është diskutuar në takimin e Ki Moon me presidentin Hu Jintao, pasi kishte cështje të tjera më të rëndësishme.

Top Channel