Britani-Francë, firmosen dy marrëveshje ushtarake

02/11/2010 18:10

“Sot fillon një fazë e re e bashkëpunimit të gjatë ushtarak mes dy vendeve tona”. Kështu është shprehur kryeministri britanik David Cameron pas firmosjes së dy marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit ushtarak dhe bërthamor mes Francës dhe Britanisë.

Për liderin britanik, siguria kundër terrorizmit nuk njeh kufij.

“Ngjarjet e 72 orëve të fundit na e kanë treguar këtë”, tha ai duke iu referuar pakove-bombë në Jemen.

Ndërkohë Sarkozy i ka cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Top Channel