Bagdad, 10 autobomba në zonën shiite

02/11/2010 19:10

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 75 të tjerë janë plagosur pasditen e sotme gjatë shpërthimit të dhjetra autobombave në Irak.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i Ministrisë së Brendshme irakiane.

Ngjarja ka ndodhur në disa lagje me shumicë shiite në Bagdad.

Top Channel